Abbott: Zgjidhja e çështjeve aktuale është thelbësore që Kosova të arrijë qëllimet e saj afatgjata
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka cilësuar zgjidhjen e çështjeve në vend sikurse thelbësore në drejtimin e realizimit të qëllimeve afatgjata të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka ndarë fotografi nga takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. “Sot pata një diskutim pozitiv me Presidenten Vjosa Osmani për marrëdhëniet […]
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka cilësuar zgjidhjen e çështjeve në vend sikurse thelbësore në drejtimin e realizimit të qëllimeve afatgjata të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka ndarë fotografi nga takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Sot pata një diskutim pozitiv me Presidenten Vjosa Osmani për marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale. Zgjidhja e çështjeve aktuale është thelbësore që Kosova të arrijë qëllimet e saj afatgjata”, ka shkruar ai.
Aktualisht, Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav lajçak ka bërë të ditur se do të mirëpres në takim kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq si vazhdim i takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Përmes një positimi në Twitter, Lajçak ka thënë se shpreson të gjindet një zgjidhje për të de-përshkallëzuar tensionet në vend. Takimi po zhvillohet në Bruksel.















