Abdixhiku akuzon qeverinë se po i kërkon llogari “minatorëve të ngratë të lënë pa paga”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka akuzuar qeverinë se po i “poshtëron” minatorët. Sipas Abdixhikut, pushteti aktual e ka keqkuptuar shtetin. Ai ka theksuar se mbrojtësit e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt po u kërkojnë llogari minatorëve. Abdixhiku e ka quajtur “arrogancë pushteti e sjellje”, duke shtuar se Qeveria po i […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka akuzuar qeverinë se po i “poshtëron” minatorët.
Sipas Abdixhikut, pushteti aktual e ka keqkuptuar shtetin.
Ai ka theksuar se mbrojtësit e Nagip Krasniqit e Martin Berishajt po u kërkojnë llogari minatorëve.
Abdixhiku e ka quajtur “arrogancë pushteti e sjellje”, duke shtuar se Qeveria po i shërben veç vetes, se nuk e kupton se është për udhëheqje e zgjidhje problemesh, “më së paku për ofendim, poshtërim e nënshtrim të hallgjorëve”.















