Abdixhiku: Dimri i këtij viti do të jetë më i rëndi që Kosova ka përjetuar ndonjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se reduktimet e energjisë dhe faturat e shtrenjta do të godasin secilën familje kosovare e secilin biznes - prodhues, tregtar e shërbyes pa dallim

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, ka thënë se dimri i këtij viti do të jetë më i rëndi që vendi ka përjetuar ndonjëherë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, nuk po bën asnjë përpjekje për të mundësuar ndonjë zgjidhje lidhur me krizën energjetike që vendi do të kaplohet në sezonën e dimrit.

“Po futemi drejt theqafjes, me një Qeveri që s’ka plan e as ide si të na kapërcejë përtej dimrit më të vështirë ndonjëherë. Ndonëse do t’i bëjë dy vjet pa lënë asnjë shenjë, e edhe me një dimër të vështirë, ata do të shërbehen me arsyetimet e zakonshme tashmë për 20 vjet”, ka shkruar ai.

Sipas tij, reduktimet e energjisë dhe faturat e shtrenjta do të godasin secilën familje kosovare e secilin biznes – prodhues, tregtar e shërbyes pa dallim.

Ai ka potencuar se kjo krizë e re, nuk buron në Kosovë, por përballueshmëria e saj varet vetëm nga politikat e Qeverisë së Kosovës – e cila, ndonëse e paralajmëruar me kohë, “vazhdon me kokëfortësi vetëm të vëzhgojë”.

“Rryma nuk ruhet në frigorifer, por ajo blihet sot për nesër gjithandej në Evropë. Termocentralet riparohen me kohë; resurset alternative përgatiten për prodhim – s’mbyllen sikurse i kanë mbyllur sot – e marrëveshjet ndërshtetërore paraprihen kur përballë ke një krizë katastrofike si kjo e ardhmja e jonë, rajonit e më gjerë”, ka shkruar ai.

Sipas kreut të LDK-së, në këto dy vjet qeverisje të Lëvzjes Vetëvendosje, asnjë potencial i ri energjetik nuk po merr formë.

Abdixhiku ka theksuar se projekti i vetëm gjenerues, ai i termocentralit me gaz, është refuzuar në mars 2021.

“Para se të deponosh duhet të prodhosh. Së pari ‘fabrika’ më pas ‘depoja’. Një depo energjetike pa prodhim është investim nga fundi. E ndonëse kishim gjithë pranverën e verën në dispozicion, asnjë masë grumbulluese e resurseve alternative për ngrohje nuk është ndërmarrë”, është shprehur ai.

I pari i kësaj partie opozitare, ka thënë se familjet e goditura me inflacion rekord e me mungesë investimesh kapitale si asnjëherë më parë, as nuk janë paralajmëruar për krizë, e as nuk u janë lehtësuar çmimet e drunjëve, peletit e lëndëve djegëse me kohë.

“Në shtator, kur vera të mbarojë, një pako e re fiskale do duhej të ishte e gatshme; siç do të duhej të ishin të gatshme subvencionimet dhe koordinimet me institucionet e energjisë. Asnjë nga këto masa nuk diskutohet në Kosovë sot”, shkroi Abdixhiku.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shpallet masa emergjente në furnizimin me energji elektrike, që sipas ekzekutivit këto masa janë mbështetëse për qytetarët që të sigurojnë energji të mjaftueshme gjatë dimrit.

Kriza energjetike, Qeveria merr masa emergjente

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika