Abdixhiku: E pakuptueshme që një parti me 48 deputetë s’mund të bëjë shumicë minimale
Pas dështimit për herë të 18-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka quajtur situatën shqetësuese dhe përgjegjësi të qartë të partisë fituese. “Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Kosovën. Sepse Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për veprime politike […]
Pas dështimit për herë të 18-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka quajtur situatën shqetësuese dhe përgjegjësi të qartë të partisë fituese.
“Mungesa e urgjencës është vërtetë lajm i keq për Kosovën. Sepse Kosova ka nevojë për institucione, ka nevojë për veprime politike të partisë së parë. Është pakuptueshme sesi një parti me 48 deputetë nuk arrin të bëjë një shumicë minimale”, ka deklaruar Abdixhiku para mediave.















