Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kanë qëndruar bashkë në Podujevë të shtunën.
Abdixhiku thotë se bashkë me Ramën e edhe mbështetës pinë ‘çaj Llapi’ e edhe bënë ecje nëpër shesh me njerëz që, sipas tij, mbajnë LDK-në gjallë çdo ditë, njofton Dukagjini.
“Një e shtunë në Podujevë. Një çaj llapi, ecje sheshi dhe një takim me njerëz që mbajnë LDK-në gjallë çdo ditë; në kohë të mira e në kohë të vështira, pa kushte e pa llogari”, tha kreu i LDK-së.
Ai tha se dyert e partisë do të mbeten gjithmonë të hapura për secilin që beson, që jep dhe që kontribuon me zemër “për këtë shtëpi të përbashkët”.
“Faleminderit Podujevës dhe qytetarëve për ngrohtësinë, respektin dhe pritjen”, shkroi Abdixhiku.