Abdixhiku: Evropa po ndërton të ardhmen nga Tirana, Kosova mbetet nën masa e sanksione

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, ku marrin pjesë 47 liderë evropianë.

Në postimin e tij, Abdixhiku vlerëson rolin e Shqipërisë si epiqendër e re rajonale dhe uron vendin fqinj për zhvillimin e tij, por në të njëjtën kohë shpreh shqetësim të thellë për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova.

Sipas tij, ndërsa Evropa po ndërton të ardhmen në Tiranë, Kosova vazhdon të mbetet e izoluar, nën masa dhe sanksione të vendosura nga Bashkimi Evropian, pa institucione funksionale dhe pa ndjenjën e urgjencës për të adresuar problemet e brendshme.

“Evropa sot po zbarkon në Tiranë.

E gjitha. Me plot 47 liderët e saj.

Në Tiranën që tashmë, si epiqendër e re rajonale, është bërë shtëpi nga ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit. Në këtë të ardhme, pa dyshim, po i bëhet vendi dhe vendit të shqipeve.

Kosova, ndërsa, vazhdon të mbetet nën masa e sanksione. Vazhdon të mbetet dhe pa institucione. Mbi të gjitha, vazhdon të mbetet pa ndjenjën e urgjencës për kohën. Nuk ka urgjencë mu tha!

Të tjerat, si zhvillimi, mirëqenia, si progresi shoqëror janë të pakapshme për ata që kanë kapur të ardhmen e vendit tash e sa kohë. Sepse për ta shijimi i jetës së pushtetit, është vet qëllimi. Të tjerat presin.

Sepse kemi rënë. Po vazhdojmë rënien. Të tjerët po vazhdojnë ecjen. Të tjerët po ndërtojnë. Të tjerët po bëhen pjesë e së ardhmes së bukur evropiane që tani u shfaqet vetëm pak vite larg.

Rizgjimi kombëtar ndonjëherë kërkon kohë.

Por sot, ky rizgjim Kosove, kërkon urgjencë.

Kjo urgjencë nuk vjen nga ata që nuk e njohin nevojën. Vjen nga populli i Kosovës që rizgjohet!

Shqipërisë, vetëm përgëzime”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.


Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika