Abdixhiku: Fehmi Agani ka qenë si dora e djathtë e presidentit Rugova

Në 23-vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, Lumir Abdixhiku e përkujton si një ndër figurat kryesore në krijimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar nënkryetarin e LDK-së, dijetarin e madh shqiptar, Prof. Fehmi Agani, në 23-vjetorin e vrasjes së tij.

”Sot, bëhen 23 vjet nga vrasja e ideologut, intelektualit dhe dijetarit të madh shqiptar, Prof. Fehmi Agani. Si shkrimtar, si gazetar, si politolog, si sociolog e mbi të gjitha si atdhetar i madh, profesor Agani ishte pjesë e gjeneratës së artë intelektuale e politike shqiptare në Kosovë gjatë fundshekullit të kaluar”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin e tij social, Facebook.

Ai ka thënë se vrasja e tij nga forcat ushtarake serbe, ishte një hakmarrje e qëllimshme ndaj lëvizjes së tyre politike për liri dhe pavarësi.

”Vrasja e tij nga forcat ushtarake e policore serbe ishte hakmarrje e qëllimshme ndaj lëvizjes sonë politike për liri e pavarësi. Ishte vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vet Kosovës. Si e tillë, ajo u shndërrua shenjë e pafuqisë së aparatit represiv serb ndaj idesë sonë kolektive për liri e pavarësi”, është shkruar në postim.

Gjithashtu, Abdixhiku ka shtuar se Fehmi Agani ishte një ndër figurat kryesore në krijimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shërbeu si nënkryetar i saj. Sipas tij, ai ishte si dora e djathtë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Ndërsa, në përvjetorin e rënies së Aganit, ai ka nderuar figurën e tij, duke thënë se vazhdon të jetë inspirim për rrugëtimin tonë politik drejt së ardhmes.

”Sot, në përvjetorin e rënies së Prof. Fehmi Aganit, ne nderojmë dhe kujtojmë figurën, rolin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ai vazhdon të jetë inspirim për rrugëtimin tonë politik drejt të ardhmes”, ka përfunduar Abdixhiku.

Fehmi Agani

Fehmi Agani u lind në Gjakovë në vitin 1932, ku dhe mbaroi shkollimin fillor. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë, ndërsa studimet për filozofi i mbaroi në Universitetin e Beogradit; ku dhe magjistroi në shkenca politike. Gradën doktor i shkencave të sociologjisë e mori në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës më 1973, në temën “Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Gjatë viteve 50-ta e 60-ta, ai punoi si profesor i shkollave të mesme në Gjakovë dhe në Prishtinë, ndërsa më vonë ishte i anagzhuar si gazetar dhe redaktor i politikës së jashtme në gazetën ”Rilindja”. Në vitet 60-ta nisi punën ligjërues i sociologjisë në Fakultetin Filozofik; për të përfunduar si dekan aty.

Në vitin 1967, profesor Agani u zgjodh drejtor themelues i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Fehmi Agani ishte themelues i Degës së Sociologjisë dhe të Filozofisë në Fakul­tetin Filozofik dhe i Institutit të Sociologjisë të këtij fakulteti. Ai ishte krye­redaktor i revistave Studia Humanistica dhe Thema.

Në fund të vitit 1989, ai së bashku me intelektualë e patritotë të kohës, themeloi lëvizjen më të madhe politike të shqiptarëve të Kosovës – Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pjesa tjetër është histori lavdie.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika