Abdixhiku flet për krizën ekonomike: Të hiqet TVSH-ja në produktet bazë, të rriten pagat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa ka folur për krizën aktuale ekonomike, ka thënë se duhet të hiqet tatimi në vlerën e shtuar në produktet bazë, të ulen barrierat tatimore dhe të rriten pagat në përputhje me inflacionin

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, teksa ka folur për krizën aktuale ka thënë se duhet të hiqet tatimi në vlerën e shtuar në produktet bazë, të ulen barrierat tatimore dhe të rriten pagat në përputhje me inflacionin.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ndonëse LDK ka propozuar një plan që do të ndihmonte në jetën e qytetarëve, megjithatë është refuzuar, “jo sepse nuk ishin adekuate por sepse ishin të LDK-së”.

“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së.  Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se gjatë takimit me qytetarë, këta të fundit kanë thënë se kostoja e jetesës “është bërë e papërballueshme”.

“Me këtë pushtet, mijëra njerëz po përpiqen fort t’i bëjnë ballë rritjes së paprecedentë të çmimeve. Përgjatë dy viteve të shkuara, norma mesatare e inflacionit në Kosovë ka arritur në mbi 20%, përderisa çmimet e produkteve bazike janë rritur për mbi 50%. Kaq shumë ndryshim në kaq pak kohë, nuk ka pasur asnjëherë”, shtoi ai.

Pavarësisht kësaj rritjeje, sipas Abdixhikut, Qeveria nuk ka ofruar asnjë zgjidhje dhe jetën e dinjitetshme që familjet kosovare e meritojnë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika