Abdixhiku: Historia e LDK-së, është garancë e së ardhmes së Kosovës

I pari i LDK-së, në fjalimin hyrës në Konventën programore të kësaj partie, ka thënë se lidhja e LDK-së me qytetarë është lidhje e domosdoshmërisë së fitores së madhe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të premten në fjalët hyrëse të Konventës programore ka thënë se arsyeja e thirrjes së saj është nisja e programit dhe politikbërjes së kësaj partie për temat madhore që e presin Kosovën.

Për gjatë dy ditëve, Abdixhiku ka thënë se fokusohen në 28 fusha programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë.

“Në ditën e parë të punës ne do të diskutojmë për 6 shtylla programore. Do të flasim për të ardhshmen e të djathtës në Kosovë, për politikën e jashtme, për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, qeverisjen lokale dhe diasporën. Konventa është mundësi jo vetëm e rigjenerimit por formë mobilizuese”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, LDK tashmë është në vitin e dytë ekzistencës së vet politike.

“Lidhja jonë me qytetarë është lidhje e domosdoshmërisë së fitores së madhe. Historia jonë është garancë e së ardhmes së shtetit të Kosovës. Në krye të kësaj lidhje qëndron presidenti ynë Ibrahim Rugova”, ka thënë më tutje ai.

LDK, të premten mban Konventë programore

Shija e redaktorit

111 vjet që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Sot 111 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të...

Presidentja Osmani udhëton për në Tiranë, merr pjesë në Samitin...

Presidentja e Kosovës, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar për në Tiranë ku do të marrë pjesë në Samitin III...

“Revolta shqiptare ndaj osmanëve”, botimi i “The Spectator” më 1880...

Në një artikull të publikuar në revistën britanike, “The Spectator”, më 15 maj 1880, rrëfehet historia e një revolte shqiptare dhe shfaq vështirësinë që...

Të fundit nga rubrika