Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku i është drejtuar publikisht kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar sqarim të qartë lidhur me qëndrimin e tij për një marrëveshje të mundshme politike.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka theksuar se Kurti duhet të përcaktohet nëse synon një marrëveshje me LDK-në apo sigurimin e 90 votave në bashkëpunim edhe me PDK-në. Sipas tij, në rast se opsioni i dytë është i domosdoshëm për kryeministrin, atëherë LDK nuk mund të ofrojë mbështetje.
“Kur të merreni vesh, e trajtojmë”, ka shkruar Abdixhiku, duke lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit nëse ka qartësi politike.
