Abdixhiku i raporton LDK-së për takimin pa marrëveshje të së hënës me Kurtin

Një ditë pasi zhvilloi takimin tre orësh me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku mblodhi grupin parlamentar të partisë së tij për t’i raportuar rreth diskutimeve, ani pse një marrëveshje nuk u arrit. I rezervuar Abdixhiku u tregua edhe pas takimit me deputetët e zgjedhur. Por, në kërkesën në postin e presidentit, atij po i japin të drejtë deputetët që më herët kanë shprehur pakënaqësi me të.

Një marrëveshje nuk u arrit mbrëmjen e së martës, por detajet e diskutimit brenda takimit tre orësh u rezervuan t’i thonë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e edhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku.

Por për të treguar rrjedhën e bisedës, ky i fundit mblodhi Grupin Parlamentar pasditen e kësaj të mërkure.

Pas takimit, Abdixhiku sërish ishte i rezervuar para mediave.

Lumir Abdixhiku – Kryetar i LDK-së tha “ska asgje te re”.

E, kërkesa e LDK-së është për postin e presidentit, kërkesë të cilën po e mbështet kundërshtarja partiake e Abdixhikut, Hykmete Bajrami.

Hykmete Bajrami – Deputete e zgjedhur e LDK-së tha “Unë nuk i di detajet e takimit, por nga ajo që kam parë në media, domethënë kryetari i LDK-së me të drejtë, m’u duk, që insiston në pozitën e presidentit. Mendoj se pozita e presidentit do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë si për Kosovën, ashtu edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, u shpreh ajo.

Ndërsa deputeti tjetër i kësaj partie Armend Zemaj tha se LDK nuk synon poste, por garantim të një partneriteti.

“Kjo temë që është hedhur nga LVV në emër të pozitave, ato janë kredibile që sigurojnë partneritet. Kryetari i kuvendit i takon shumicës kuvendare edhe me kushtetutë por edhe si përfaqësim parlamentar. Pjesë tjerat që lidhen me ekzekutivin dhe sigurinë e kontrollit mbi pushtetin siç është roli i presidentit, është mbi nivelin partiak të përfaqësimit që i takon një subjekti politik pozita e kryetarit të parlamentit”, tha Zemaj.

Takimi i 4 gushtit erdhi pasi Abdixhiku edhe njëherë i mbijetoi votëbesimit të partisë së tij dhe vazhdoi drejtimin e LDK-së. Ai ishte i vetmi lider opozitar që i tha po ftesës së dërguar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit edhe kryeministër në detyrë.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika