Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, i shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.
Ai do të takohet me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për të diskutuar rreth një zgjedhjeje të mundshme për çështjen e presidentit/es.
Gjatë ditës, Kurti u takua edhe me kreun e PDK-së, takim i cili, siç tha ai, ishte konstruktiv por nuk pati rezultate konkrete./EO
