Abdixhiku: Identifikimi i hershëm i kancerit të gjirit rrit gjasat e mundjes së tij
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abidxhiku, ka njoftuar se ka marrë pjesë së bashku me familjen e tij dhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, në fushatën vetëdijësuese për kancerin e gjirit. Më tej, ai ka bërë thirrje që të bëhemi “pjesë e kësaj beteje për jetë”, pasi sipas tij kjo “ndihmoni në […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abidxhiku, ka njoftuar se ka marrë pjesë së bashku me familjen e tij dhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, në fushatën vetëdijësuese për kancerin e gjirit.
Më tej, ai ka bërë thirrje që të bëhemi “pjesë e kësaj beteje për jetë”, pasi sipas tij kjo “ndihmoni në vetëdijësimin shoqëror”.
“Sot, çdo e teta grua kosovare ballafaqohet me kancerin e gjirit, derisa identifikimi i hershëm i kësaj sëmundje rritë gjasat e mundjes së saj”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka thënë se komuna e Prishtinës është duke ofruar falas shërbime mamografike.
“Drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku, një ndër njerëzit më aktiv në ekipën e Kryeqytetit, shpalosi dhe angazhimin e Drejtorisë së Shëndetësisë në këtë drejtim. Prishtina sot ofron. Tre aparate mamografike, Shërbime falas dhe pa rend pritjeje, Subvencionim i të gjitha grave të prekura”, ka theksuar Abdixhiku.
“Albina dhe unë bashkë me Përparimin e Kristalen këtë pasdite iu bashkuam fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit ‘Race for the Cure’, në aktivitetin organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë së kryeqytetit”, ka përfunduar Abdixhiku.















