Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ,gjatë kohës kur ishte duke kërkuar që si pikë e parë e rendit të ditës të hyjë raportimi i kryeministrit të Kosovës për dakordimin e arritur në Bruksel më 27 shkurt 2023.

Gjatë kohës kur Abdixhkiu ishte në foltore duke propozuar mocionin procedural, deputetët e pozitës ishin të zhurmshëm, kështu duke e ndërprerë disa herë Abdixhikun.

E këtyre ndërprerjeve, Abdixhiku iu përgjigjet duke iu thënë “Nuk e di pse pushteti frikësohet nga e vërteta dhe nga kjo marrëveshje, me lejoni ta shtoj mocion procedural me arsyetim, më pas e jepni qëndrimin e juaj”.

Ai theksoi se dakordimi i arritur të hënën në Bruksel, është i dëmshëm për Kosovën.

“Këtë javë më 27 shkurt në takimin e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, është arritur dakordim për një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve. Marrëveshja e paprezantuar në Kuvendin e Kosovës, por e dakorduar në Bruksel u prezantua po në natën e 27 shkurtit… Kjo marrëveshje kishte 11 nene, një parathënie dhe një aneks të pa bërë publik që palët janë zotuar ta respektojnë sipas nenit 11 të marrëveshjes. U vërtetuan brengat tona të ngritura. Nuk ishte finale e as nuk përmbante njohjen e ndërsjellë në qendër të saj…”, ka thënë Abdixhiku.