Abdixhiku: Kemi reforma të thella të brendshme – na duhen njerëz që ndërtojnë, jo që marrin pa dhënë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia ka arritur të rikthejë besimin e elektoratit dhe të sigurojë 20 mandate në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku e ka cilësuar këtë rezultat si një kthesë të rëndësishme për LDK-në, duke theksuar se partia ka kaluar nga një periudhë krize drejt, siç tha ai, stabilitetit të ri politik.

“Këtë herë për të mbarë. Nga një krizë historike me apetite e projekcione të errëta, drejt një stabiliteti të ri. Drejt rikthimit të besimit duke qenë të vërtetë dhe duke qenë vetja. Dhe kjo është pasuria më e madhe që kemi sot. Qëndrojmë si LDK me 20 mandate”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se ndryshimet e arritura brenda një periudhe të shkurtër kohore tregojnë rikthimin e besimit të votuesve dhe forcimin e subjektit politik.

Abdixhiku paralajmëroi gjithashtu reforma të thella të brendshme në parti, të cilat tha se do të realizohen me prioritet dhe qartësi, duke theksuar nevojën për njerëz që kontribuojnë aktivisht në zhvillimin e LDK-së.

“Kemi edhe reforma të thella të brendshme. Na duhen njerëz që i japin vizionit tonë, që ndërtojnë bashkë me ne, e jo të tillë që vetëm marrin pa dhënë, pengojnë e shpresojnë në rrënim kolektiv për përfitim individual. Këto reforma do t’i bëjmë. Me prioritet, shpejtë dhe qartë si kurrë më parë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, këto reforma do të synojnë forcimin e mëtejshëm të partisë dhe eliminimin e pengesave të brendshme në funksionimin e saj.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika