Abdixhiku: Kjo Qeveri nuk di të krijojë e ndërtojë

Reagim tjetër për anulimin e Festivalit Sunny Hill, në Prishtinë ka ardhur edhe nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ku sipas, tij ky refuzim i pushtetit të Kurtit ka dhënë goditje të jetës kulturore në qytetin e Prishtinës

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK)

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar se Qeveria e Kurtit nuk di të krijojë dhe të ndërtojë, ku sipas tij tij Qeveria nuk i lë as të tjerët që të krijojnë apo të ndërtojnë.

Ky refuzim paranoik, sipas Abdixhikut, ka dhënë një goditje të jetës kulturore në Prishtinë e në Kosovë.

Ai e ka quajtur skandal të pariparueshëm për vendin tonë, detyrimin e largimit të festivalit Sunny Hill, ku sipas tij kjo ngjarje vendoste Kosovën ne hartën kulturore botërore.

Sipas tij largimi i artistëve nga vendi është shuarje e mundësive për të rinjtë e Kosovës.

“Largimi i shtëpisë verore të artistëve më me nam në botë, është shuarje e mundësisë për të rinjtë e të rejat tona që megjithatë afër vetes kishin një ngjarje që shumë shtete do ta donin. Shteti ynë paranoik këtë ngjarje nuk e do. Ata bënë çmos të refuzojnë vendimin e qeverisjes së LDK-së në asamblenë e kryeqytetit për të mbajtur një ngjarje si kjo në Kosovë përherë,” ka shkruar Abdixhiku.

Ndër të tjera ai ka shkruar, se kjo politikë është paranoike dhe vazhdimësi e zymtësisë politike të cilën në çdo hap popullistët e shtetit janë duke e prodhuar.

“Këtë Kosovë të shpërfytyruar të tyre, qytetarët tanë nuk e meritojnë.”

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika