Abdixhiku: Koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro në javën e parë të qeverisjes sime

Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së, premtoi se koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro që në javën e parë të qeverisjes së tij nëse fiton zgjedhjet e 9 shkurtit 2024

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, ku ka zhvilluar takim me profesorë universitarë e me diplomatë, 13 korrik 2023.

Pas njoftimit të kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pagave për sektorin publik nga viti i ardhshëm, kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar me një premtim të tij për ndryshime më të thella.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka premtuar se koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro që në javën e parë të qeverisjes së tij.

“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen!” ka shkruar Abdixhiku.

Ndërsa, kryeministri Kurti, ka deklaruar në konferencë për media të martën, se nga viti 2025 do të ketë rritje të pagave në sektorin publik, për 55 euro më shumë duke filluar nga janari, dhe për 110 euro nga muaji korrik i vitit 2025.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika