Abdixhiku: Konjufca të jetë i sinqertë me vetën dhe ta dijë që nuk e ka shumicën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Kosova nuk mund të ketë më qeveri, e cila nuk e ka shumicën.

“Jemi vonë, qeveri të pakicës nuk mund të ketë më në Kosovë. Nga viti 1989 në Kosovë vendos shumica, në demokraci pakicës i thonë opozitë, jo qeveri. Në demokraci pakica nuk e ndan buxhetin e shtetit, nuk kalon ligje dhe nuk imponon politika”, u shpreh Abdixhiku.

Abdixhiku, në një konferencë për media të mërkurën, u shpreh se mandatari i dytë, Glauk Konjufca, duhet të jetë i sinqertë dhe sipas tij të dijë se nuk e ka shumicën për kryeministër, njofton Dukagjini.

“6 muaj më vonë nga propozimi vendi ndodhemi në një situatë edhe më të rënduar pa institucione dhe me pak kohë për t’i adresuar çështjet tona. Jemi vonë, partitë serioze do të duhej të kishin menduar me kohë propozimin tonë, qeveri të pakicës nuk mund të ketë. Ajo çka sot po i propozohet më shumë se demokracisë i përngjanë monarkisë – nga babai te i biri, nga Albini tek Glauku”.

“Ky proces është lojë politike që ka për qëllim vonesën për disa ditë, por koha e ‘axhamive’ politikë ka marrë fund. LDK e konsideron se çdo ditë e humbur në lojëra të tilla politike… përbën zgjatje të krizës.. Në këto rrethana Glauk Konjufca me mandatar të trashëguar.. duhet të jetë i sinqertë me veten dhe të konstatoj sa më parë aq më mirë se nuk e ka shumicën për kryeministër”.

“Sa më herët që Konjufca dhe Vetëvendosje, dhe sekti i tyre, e ndërpresin konsumimin e tyre, aq më shpejt zgjidhet kriza, aq më shpejt vjen qeveria e re, buxheti i ri, aq më shpejt vjen legjitimiteti. LDK bën thirrje që të sillemi të paktën njëherë me përgjegjësi për Republikën e Kosovës. Sot, zgjidhja e vetme, fatkeqësisht, janë zgjedhjet e reja. Çdo vonesë në këtë drejtim është taktikë politike”, u shpreh Abdixhiku.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika