Abdixhiku: Kosova e ka një kryeministër që i jep miliona euro të buxhetit mikut të tij pa procedurë ligjore
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se ka bërë tender për mikun e tij Ridvan Muharrremin, të veçantë e pa procedura dhe pa gara, që, sipas Adixhikut, ky veprim i kryeministrit është i jashtëligjshëm. “Mendojeni për pak. Çfarë po provojnë të arsyetojnë?”, ka bërë thirrje […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se ka bërë tender për mikun e tij Ridvan Muharrremin, të veçantë e pa procedura dhe pa gara, që, sipas Adixhikut, ky veprim i kryeministrit është i jashtëligjshëm.
“Mendojeni për pak. Çfarë po provojnë të arsyetojnë?”, ka bërë thirrje qytetarëve i pari i LDK-së duke shtuar se Kosova e ka “një kryeministër që i jep miliona euro të buxhetit mikut të tij. Jo me garë, jo me procedurë, jo me ligj – por me tender veçmas për të”.
“Një mik Kryeministri që merr miliona nga shteti me procedurë të qëndisur enkas për të, vendosë t’i marrë – siç na thotë Kryeministri vet – veç’ 3%; përkatësisht 52 ton grurë, 200 mijë litra vaj e 120 mijë kilogram sheqer”.
“Tenderave për miq i kemi thënë gjithnjë korrupsion!, marrjes së përqindjeve gjithmonë hajni! frikësimit të gjyqtarëve kapje e zaptim, Asgjë mangut sot”, ka shtuar ai
Tutje, ai ka thënë se Kosova e ka një qeveri e cila është duke i sulmuar mediat pse po ia zbulojnë skandalet.
“Një hajni që del sheshazi në publik, dhe një Qeveri që në njërën anë atakon mediat sepse zbuluan një skandal të tillë, e në anën tjetër prokurorinë sepse arreston keqbërësit e tillë”, ka theksuar Abdixhiku.
Sipas të parit të LDK-së, Qeveria Kurti 2 është arganët për shkak të numrave që i ka në Kuvendin e Kosovës.
“Mbrojtja për Ridin që i merr ‘vetëm’ 3%; për Martinin që i tërheqë 1.4 milion kesh në Prishtinë, apo për Nagipin që jep tender 3.5 milionësh një biznesi pa qarkullim – është vazhdimësi e hajnisë që Kosovës nuk i është ndarë tash e shumë kohë. Po bëhet sepse arroganca e numrave u ka dhënë përshtypjen se janë mbi shtet dhe mund të bëjnë çfarë të dojnë”.
“Tani a është ky ndryshimi i njëmendtë të cilin e kërkonim ndër vite? Të dëgjojmë krahasime se këta apo të tjerët para tyre janë hajna më të mëdhenj? Pas shumë përpjekjeve për evropianizim, a duhet të mjaftohemi me një Qeveri e Kryeministër që mbronë kriminelët në pranga e krimin rreth tij, e shpërfaqet me plot mllef ndaj luftuesve të tij?”, ka deklaruar ai
Ai ka përfunduar duke thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë me mirë edhe sipas tij për këtë arsye po vjen LDK-ja me ‘Rrugën e re’, “si domosdoshmëri e vet kohës, dhe s’ka asgjë që e ndalë atë tashmë”.















