Abdixhiku: Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se në vlerësimin e LDK-së, "Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen"

Pamje nga takimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se gjatë kësaj të hëne kanë mbajtur mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe mbledhjen me kryetarët e Degëve.

“Në vlerësimin tonë, të anëtarësisë sonë, Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk e përmban njohjen”, ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka theksuar se Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – “si shtete të pavarura e sovrane”.

Pamje nga takimi

“Çdo devijim nga ky orientim strategjik është papërgjegjësi e pariparueshme e Qeverisë aktuale”, ka shtuar Abdixhiku.

Tutje ai ka njoftuar se në këtë proces, koordinimi i ngushtë me aleatë “mbetet jetik për të ardhmen euroatlantike të vendit tonë”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika