Abdixhiku kritikon Konjufcën: Po të kishte minimalisht dinjitet, nuk do ta merrte mandatin fare

Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër vendimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për të pranuar mandatin e formimit të qeverisë.

Abdixhiku tha se po të kishte dinjitet, Konjufca nuk do të pranojë mandatin fare. Ai e përshkroi vendimin si një kalkulim elektoral, që synon të shtyjë procesin për datën e zgjedhjeve.

“Ky është kalkulim për datën e zgjedhjeve. Po të kishte Konjufca minimalisht dinjitet, për të cilin unë kam besuar se e ka, nuk do ta merrte mandatin fare. Ose po ta merrte mandatin sa për të kënaqur organet e partisë, dhe të nesërmen të dilte të deklaronte se s’ka shumicë, rrjedhimisht Presidente e nderur na cakto datën e zgjedhjeve sepse s’kam ndërmend t’i humb Kosovës 15 ditë kohë… Nuk mundesh në një anë të thuash ka krizë buxhetore, e në anën tjetër të na shtysh 15 ditë këtë proces për kalkulim elektoral. Ose je kalkulues për datë, e që është rasti, ose je naiv. Unë Konjufcën nuk e njoh si naiv, por tani po e njoh si një kalklulim elektoral. Ai don të kalkulojë dhe të harxhojë 15 ditë”, ka thënë Abdixhiku në KlanKosova.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika