Abdixhiku kritikon Qeverinë: Amnistues të Martin Berishajt, rehabilitues të Oliver Ivanoviq-it

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa e ka kritikuar Qeverinë, atë e ka quajtur si amnistuese të Martin Berishajt dhe rehabilituese të Oliver Ivanoviqit

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë, teksa ka përmendur ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq.

Ai e ka quajtur Qeverinë si amnistues të Martin Berishajt dhe rehabilitues të Oliver Ivanoviq-it.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se skandalet, si, afera në të cilën “përfshihet” ambasadori Berishaj, nuk mund të kalohen në heshtje.

“Amnistues të Martin Berishaj. Rehabilitues të Oliver Ivanoviq. Ende në pritje të veprimeve. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit”, shkroi Abdixhiku.

Sipas tij, i pari vjen si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan nē Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë.

“Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milion euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të marrë mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë”, ka thënë Abdixhiku.

Ndërkaq, për të dytin ka thënë se vjen si rehabilitim i një krimineli lufte.

“Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civilë në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civilë të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?”.

“A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetëm sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend? Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!”.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika