Abdixhiku kritikon Qeverinë për tarifat e larta të energjisë elektrike: Paaftësia kushton

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe faturat e larta, teksa të njëjtin ekzekutiv e quan të paaftë për të qeverisur

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe faturat e larta.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i LDK-së thekson se tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti.

“Tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti. Para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera. Pra gjithsejtë 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë’”, shkroi ai.

Qeverinë Kurti, Abdixhiku e cilëson si të paaftë për të qeverisur.

“Do të gjejnë arsyetime; do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë, por e vërteta e vetme është si më poshtë. Paaftësia kushton! Shiheni vet”, shtoi më tej ai.

May be an image of text that says 'FATURAT E RRYMES PARA DHE PAS "QEVERISE SẼ SHPRESES" PARA PAS 1000 KW 58€ 78€ 1500 KW 86€ 140€ 2000 2000KW114€ KW 114€ 201€ 2500 KW 142€ 263€'

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika