Abdixhiku kritikon Qeverinë: Popullistët nuk e besojnë Kosovën, e shohin si të përkohshme

"Popullistët këtë nuk kanë brengë. Fillimisht sepse nuk e besojnë Kosovën, e shohin si të përkohshme; e më pas sepse kanë tjetër synim. Ata brengë kanë mirëmbajtjen e vetes. Sa vota sjellë një vendim"

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin, kanë shënuar përvjetorin e 34-të të themelimit të Degës në këtë komunë.

Nga atje, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja po mbledhje njerëzit më të mirë të vendit si thirrje për ngritje të djathtë gjithënacionale.

“Në Obiliq, së bashku me Kryetarin e Degës dhe Komunës, z. Xhafer Gashin, shënuam përvjetorin e 34-të të themelimit të Degës. Mes mirënjohjeve të dhëna për kontributin e gjeneratave të tëra, shtruam thirrjen tonë për të tashmen sikurse dhe vizionin tonë drejt së ardhmes.  LDK po mbledhë rreth vetes njerëzit më të mirë të vendit, si thirrje për ngritje të djathtë gjithënacionale, si domosdoshmëri për t’i dhënë vendit të ardhme!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka kritikuar partinë në pushtet dukë thënë se “nuk e besojnë Kosovën, e shohin si të përkohshme” dhe se e shohin si synim për “mirëmbajtje ne vetes”.

“Kosova është shumë e pasur për të qenë e fundit në Evropë. Për të qenë kaq e zbrazët e për të qenë kaq e zymtë. Kosova ka plot njerëz punëtorë, familje të ndershme, biznese të shëndosha, mësues me ideale, mjek me pasion, shërbyes me dinjitet. Kosova ka tradita të pasura që duhet t’i kultivojë me fanatizëm, e ka potenciale të jashtëzakonshme që duhet t’i shfrytëzojë me plot përkushtim.

Popullistët këtë nuk kanë brengë. Fillimisht sepse nuk e besojnë Kosovën, e shohin si të përkohshme; e më pas sepse kanë tjetër synim. Ata brengë kanë mirëmbajtjen e vetes. Sa vota sjellë një vendim. Dhe në këtë mirëmbajtje kanë mbetur të kurthuar në përballjen me të shkuarën. Aty qëndrojnë me mburrje e krenari, por aty Kosova s’duron të qëndrojë më”, ka shtuar i pari i LDK-së.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika