Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryetar i LDK-së për degën e Suharekës është zgjedhur doktori, Ardiani.

Sipas tij, në këtë proces të zgjedhjeve të brendshme partiake të LDK-së në Suharekë kanë marrë pjesë 1 mijë e 56 persona.

“1056 anëtarë pjesëmarrës në procesin tonë zgjedhor në Suharekë. Doktori, Ardiani, u zgjodh kryetar për mandatin e ardhshëm katër vjeçar”, ka shkruar Adixhiku në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Facebook.

1056 anëtarë pjesëmarrës në procesin tonë zgjedhor në Suharekë. Doktori, Ardiani, u zgjodh kryetar për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Atë, gjithë ekipin e zgjedhur sot me në një proces krejtësisht demokratik, i uroj për besimin e marrë. Le të shërbejë ky besim si përgjegjësi.

Teksa po i afrohemi përmbylljes së zgjedhjeve në 40% të degëve tona, s’kam se si mos të shpreh edhe kënaqësinë por edhe mirënjohjen për plot 17,247 anëtarë që deri më tani kanë marrë pjesë në zgjedhjet tona të brendshme. Me këtë ritëm, me kaq shumë pjesëmarrje, po i afrohemi një numri vërtetë impresiv. Ky angazhim, përveç se shprehje e denokracisë, tregon veçmas dhe për mobilizimin e anëtarësisë.

Istogu, Fushë Kosova e Dragashi, tre Kuvendet e ardhshme. #LDKzgjedh2023