Abdixhiku: Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë tregon joseriozitetin e drejtuesve aktualë

Gjersa ka theksuar se stabiliteti politik dhe siguria janë parakushte esenciale për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, Abdixhiku ka kërkuar nga institucionet e vendit që të jenë transparente për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, nëpërmjet raportimit në Kuvend përpara përfaqësuesve të zgjedhur

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kthimi dhe pranimi i marrëveshjes të mërkurën mbrëma në mes të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave ka treguar një mosseriozitet nga ana e drejtueseve aktualë, qasje kjo e cila sipas tij, dëmtoi marrëdhëniet ndërkombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja e ka parë të panevojshme dhe njëherësh të dëmshme, dramën e shkaktuar përgjatë javëve të fundit.

“LDK-ja e ka parë si tërësisht të panevojshme dhe të dëmshme gjithë dramën populliste të krijuar nga institucionet kryesore të vendit gjatë ditëve dhe javëve të fundit. Kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë, pas gjithë dramës së shkaktuar, tregon joseriozitetin e drejtuesve aktualë të shtetit në përballje me përgjegjësitë e larta shtetërore. Kjo sjellje, përveç se ka lënduar marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare dhe shtetet mike, për të cilat Kosova ka nevojë, ka bllokuar dhe proceset kryesore integruese të vendit”, ka deklaruar Abdixhiku.

 

Ai ka shtuar se LDK-ja e vlerëson dakordimin e mbrëmshëm, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Gjersa ka theksuar se stabiliteti politik dhe siguria janë parakushte esenciale për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, Abdixhiku ka kërkuar nga institucionet e vendit që të jenë transparente për procesin e dialogut politik, nëpërmjet raportimit në Kuvend përpara përfaqësuesve të zgjedhur.

Ndërkaq, deklarimet e kryeministrit Kurti i ka qujatur kontradiktore dhe jo vetëm.

“Deklarimet e fundit të kryeministrit, përveç se kontradiktore, janë dhe tepër të paqarta, së këndejmi, ato krijojnë pasiguri në lidhje me drejtimin e këtij procesi jetik për Kosovën”, ka deklaruar Abdixhiku.

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave.

Më herët të mërkurën filloi takimi trepalësh në mes përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky nga i cili u arrit marrëveshje.

Borrell ka bërë të ditur se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për çështjen e targave





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika