Abdixhiku kujton Enver Malokun: Idealet e tij mbeten të gjalla për udhëzimin e ndërtimit të së ardhmes

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka kujtuar veprimtarin dhe gazetarin Enver Maloku në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku përmes një postimi në “Facebook”, ai ka thënë se sot kujtojnë jo vetëm njeriun që dha gjithçka për Kosovën, por edhe idealet e tij që mbeten të gjalla për të udhëzuar në ndërtimin e së ardhmes.

“Me familjen Maloku – me Doruntinën dhe Drinin dhe me bashkëpunëtorë të Lidhjes, sot u mblodhëm përballë portretit të tij në Murin e Nderit në Selinë Qendrore të LDK-së, aty ku qëndrojnë emrat e atyre që ndërtuan themelet e Kosovës, për ta kujtuar dhe nderuar veprën dhe trashëgiminë e tij të pashlyeshme në lëvizjen kombëtare për liri, pavarësi dhe demokraci. Sot kujtojmë jo vetëm njeriun që dha gjithçka për Kosovën, por edhe idealet e tij që mbeten të gjalla për të na udhëzuar në ndërtimin e së ardhmes. Enver Maloku nuk ishte vetëm një gazetar dhe veprimtar i shquar i Lidhjes Demokratike dhe i lëvizjes kombëtare për liri; ai ishte një frymëzim për brezat që besojnë në lirinë e shprehjes, në fuqinë e fjalës dhe në detyrën e secilit prej nesh për t’i mbrojtur vlerat e kombit”, tha Abdixhiku.

“E kujtojmë Enver Malokun sot, dhe jo vetëm sot, për jetën dhe veprën e tij të madhe, si shenjë mirënjohjeje e kulture të këtij vendi, Kosovës së pavarur dhe sovrane, që e gëzojmë sot. Për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova e ka dekoruar Enver Malokun e me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”, ndërsa Presidentja Atifete Jahjaga me Urdhërin “Hero i Kosovës””, vijoi Abdixhiku.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika