Abdixhiku kujton se çfarë u tha dhe nuk u bë nga Kurti për sportin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një postim në Facebook, rikujtoi premtimet e papërmbushura të kryeministrit Albin Kurti për zhvillimin e sportit në vend, duke theksuar se ndryshimi është urgjent

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video nga fushata e zgjedhore e kaluar e kryeministrit aktual, Albin Kurti, në të cilën premtonte se do ta trajtojë sportin si një prioritet shtetëror.

Në video, Kurti shprehte angazhimin për ndërtimin e një qendre multifunksionale afër kryeqytetit, e cila do të përfshijë një stadium të ri nacional dhe një program të ri për mbështetje financiare për shkollat e sportit.

Abdixhiku e përmendi këtë për të rikujtuar qytetarët për premtimet që nuk janë realizuar dhe për të theksuar se ndryshimi është i nevojshëm për sportin në Kosovë.

“Në këtë të diel sportive, le të kujtojmë çfarë u tha e çfarë s’u bë në sport! Ndryshimi, i domosdoshëm, po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika