Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka dalë kundër propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai në T7, tha se nuk ka vlerë për Kosovën asnjë propozim që nuk e ka si autor Qeverinë e Kosovës.

”Atë që duhet ta them është që as një propozim që nuk ka autorësi të institucioneve të Kosovës nuk ka vlerë për Kosovën”, tha Abdixhiku. 

Tutje ai tha se motivi i Shqipërisë zyrtare se pse ka dalur me një qëndrim të tillë nuk dihet.