Abdixhiku: Kurti është duke kërkuar tensione dhe s’mund të jetojë pa krizë prandaj dhe dënon mësimdhënësit e vendit
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi vendimit të Qeverisë Kurti II, për mos ekzekutimin e pagës për mësimdhënësit të cilët ishin pjesë e grevës 5 javore. Abdixiku e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se ai është duke kërkuar tensione në vend të qetësimit e përafrimit sepse sipas […]





Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi vendimit të Qeverisë Kurti II, për mos ekzekutimin e pagës për mësimdhënësit të cilët ishin pjesë e grevës 5 javore.
Abdixiku e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se ai është duke kërkuar tensione në vend të qetësimit e përafrimit sepse sipas të pari të LDK-së, Abdixhikut, “Kurti s’mund të jetojë pa krizë prandaj dhe dënon mësimdhënësit e vendit”.
Abdixhiku, Kryeministrin e vendit e ka vlerësuar si politikan të paaftë që sipas tij ai është njeri i zymtësisë, arrogancës e i ndjelljes së frikës dhe gjithçka tjetër mund të jetë përveçse kryeministër.
“Në prag të dimrit të vështirë, në vazhdimësi të papërballueshmërisë, në stagnim ekonomik e në ikje masive – ai vendosi t’i tregoj dhëmbët. Dhe për kë? Për mësimdhënësit e vendit – shtresën më të goditur nga kriza”.
“Mashtrimi popullist s’duket ndryshe. Dje ishte shfrytëzues i kauzave të tyre, sot është bërë dënues kolektiv në mes të krizave”.
Mësimdhënësit e vendit, ata që u bënë tabelë qitjeje nga ushtritë digjitale të pushtetit, ta kuptojnë se Qeveritë janë të përkohshme por shteti mbetet i përhershëm. Këto paga do tu paguhen – herët apo vonë. S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to; merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së.
Deri atëherë, ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, të detyrojmë pushtetin mashtrues të ekzekutojë pagesat.




















