Abdixhiku – Kurtit: Po shkel mbi trupat e vdekur, ke dhënë autonomi
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Abdixhiku i tha Kurtit se është duke gënjyer kur thotë se nuk e ka pranuar Asociacionin e vitit 2013. Akuzat e Abdixhikut shkuan edhe më tej, duke i thënë Kurtit se është duke shkelur mbi trupat e vdekur, të cilët, sipas […]
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka akuzuar rëndë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Abdixhiku i tha Kurtit se është duke gënjyer kur thotë se nuk e ka pranuar Asociacionin e vitit 2013.
Akuzat e Abdixhikut shkuan edhe më tej, duke i thënë Kurtit se është duke shkelur mbi trupat e vdekur, të cilët, sipas tij, e kanë dhënë jetën në kundërshtim të Asociacionit.
Sipas tij, Kurti ka dhënë autonomi për komunat me shumicë serbe në Kosovë.
“Nuk e di si do sillem institucionalisht, për të thënë drejt dhe shkurt, po rren, po ju mashtron, po ju rren. E ka pranu marrëveshjen e 2013-s në preambulë. Asociacioni ka kompetenca ekzekutive të marra prej komunave, e ka pranu, po ju rren, dokumenti do të dalë… Ka dhënë autonomi e le më Asociacion, Kosova ende në sanksione e kërkon njohje de facto dhe jo de juro”, tha ai.
“Sot po shkel mbi trupat e vdekur të njerëzve për këtë kauzë, si flen ky njeri. Në fund të ditës, po të kisha pasë kësi parime, kurrë s’i kisha ndërru. S’po them që s’duhet bërë, e kemi qëndrimin tonë, ke ardhë me atë qëndrim, duhesh të japësh përgjegjësi që ke rrejt që 10 vjet, kanë vdekë njerëz, na ke humbë të ardhmen e këtij vendi”, tha ai.
Abdixhiku tha se dokumenti për Asociacionin do të publikohet, dhe se atëherë sipas tij do të dalë edhe e vërteta.















