Abdixhiku: LDK duhet të jetë e bashkuar për të mbrojtur të ardhmen e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në tubimin me banorët e Kçiqit të madh të Mitrovicës, ka thënë se e ardhmja i pret veprimet e LDK-së.

“Jemi në një momentum të rëndësishëm politik jo vetëm si shtet, por sidomos si Lidhje Demokratike e Kosovës. Ka kohë që e keni kërkuar një LDK që përbashkon, ka kohë që keni kërkuar një LDK që ecë me popullin, ka kohë që keni kërkuar një LDK që dëgjon, ka kohë që keni kërkuar një LDK që vendos”, tha Abdixhiku.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbrojnë këtë LDK, ta duan dhe të punojnë për të.

“Dhe ta lartmadhëroni këtë LDK më 9 shkurt, në fitoren e madhe. Është e juaja është e popullit të Kosovës, është e njerëzve tanë dhe si e tillë do të mbetet. LDK në këto momente kritike për vendin, duhet të jetë unike, duhet të jetë e bashkuar, duhet t’i lë të gjitha dallimet eventuale që i ka mes veti në harresë sepse janë të parëndësishme përballë sfidave ndërkombëtare që i kemi sot, si dhe përballë sfidave që kemi sot si vend, thirrja dhe kushtrimi është i njëjtë sërish Republika e Kosovës, shtetin të cilin e krijuam ne, ka nevojë për LDK-në”, ka deklaruar ai, transmeton EO.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika