Abdixhiku: LDK heq dorë nga kërkesat për pozita, ofron mbështetje për president apartiak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është adresuar me një video-mesazh pas vendimit të subjektit të tij politik lidhur me krizën politike në vend.

Pas mbledhjes me grupin parlamentar, LDK-ja ka vendosur të tërhiqet nga kërkesat për pozita institucionale, ndërsa ka ofruar mbështetje për zgjedhjen e një presidenti apartiak, pa qenë pjesë e qeverisjes.

Abdixhiku tha se fillimisht kishte propozuar një bashkëpunim politik me synimin për transformimin e vendit dhe kishte besuar se përfshirja e LDK-së në qeverisje do të sillte rezultate për Kosovën.

“Kam ofruar ide për transformimin e Kosovës… kam besuar se me LDK-në në qeverisje do të bëheshin punë të mira për Kosovë”, tha Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK-ja kishte pranuar që Lëvizja Vetëvendosje të mbante postin e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, ndërsa për partinë e tij kishte kërkuar një rol në qeverisje dhe pozitën e presidentit.

“Ia kemi njohur VV-së të drejtën për të pasur kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, për LDK-në kemi kërkuar një rol të denjë në qeverisje dhe pozitën e presidentit. Propozimi ynë u refuzua”, deklaroi ai.

Sipas Abdixhikut, LDK-së më pas i janë ofruar vetëm tri ministri, ndërsa VV-ja do të mbante postet kryesore të ekzekutivit.

“LDK-së iu ofruan vetëm tri ministri, ndërsa për veten mbanin gjithë ekzekutivin, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit”, tha ai.

Abdixhiku kritikoi gjithashtu qasjen e Vetëvendosjes ndaj LDK-së, duke thënë se sulmet e vazhdueshme kanë dëmtuar besimin ndërmjet subjekteve politike.

“Sulmet e vazhdueshme ndaj LDK-së e cenuan besimin pa të cilin nuk mund të ndërtohet asnjë partneritet”, u shpreh Abdixhiku.

Ai bëri të ditur se, pavarësisht zhvillimeve, LDK-ja ka vendosur të mos insistojë më në pozita dhe të ofrojë mbështetje për një president apartiak, me synim të tejkalimit të krizës politike dhe funksionalizimit të institucioneve.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika