Abdixhiku: LDK ka nevojë për bashkim, gjersa Republika ka nevojë për stabilitet institucional

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar një ditë pas rikonfirmimit në krye të partisë, duke deklaruar se vendimi i delegatëve përbën një përgjegjësi të re për të ruajtur orientimin e LDK-së dhe për të punuar për bashkimin e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku tha se në LDK fjala e fundit i takon gjithmonë anëtarësisë dhe se vendimi i Kuvendit të Jashtëzakonshëm duhet respektuar.

“Në LDK, fjala e fundit i takon gjithmonë anëtarësisë.

Mbrëmë ajo foli.
Kam besuar se ky Kuvend ishte i panevojshëm, i dëmshëm e i ngutshëm. Sot, ai i përket së shkuarës. E pranoj me përulësi vendimin e delegatëve dhe e marr atë si një përgjegjësi të re për ta ruajtur me fanatizëm kahjen e LDK-së.
LDK mbetet veç e anëtarësisë dhe ky është verdikti më thelbësor që dha LDK-ja mbrëmë.
Kjo periudhë na sprovoi. Por sprovat nuk duhet të na ndryshojnë vlerat. LDK-ja është ndërtuar mbi kulturën e dialogut, të maturisë dhe të respektit për mendimin ndryshe. Pikërisht këto vlera duhet të na udhëheqin edhe tani. Prandaj sot kam vetëm mirënjohje.
Mirënjohje për ata që më besuan. Po aq mirënjohje edhe për ata që menduan ndryshe. Demokracia nuk kërkon njëzëshmëri; ajo kërkon respekt. Tani, më ndihmoni të gjithë, të bashkojmë këtë shtëpi; dhe nga këtu të bashkojmë dhe gjithë Kosovën.
Ky është roli ynë si LDK e vërtetë. Rolet tjera nuk na përkasin neve.
LDK ka nevoje për bashkim; gjersa Republika ka nevojë për stabilitet institucional, për institucione funksionale dhe për një politikë që vendos interesin shtetëror mbi çdo llogari tjetër. Ky do të mbetet orientimi ynë. Kështu njihet LDK.
Mbrëmë mbyllëm një kapitull.
Sot fillojmë punën, së bashku.
Për LDK-në e anëtarësisë. Për Republikën e popullit tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika