Abdixhiku “matet” të shtunën në Kuvendin e LDK-së: Koha të flasë anëtarësia
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të përballet këtë të shtunë me Kuvendin e partisë, për drejtimin dhe të ardhmen e LDK-së. Në një shkrim në Facebook, Abdixhiku thekson se LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e saj, nga vota apo nga gara. Ndërsa, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka shpallur […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të përballet këtë të shtunë me Kuvendin e partisë, për drejtimin dhe të ardhmen e LDK-së.
Në një shkrim në Facebook, Abdixhiku thekson se LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e saj, nga vota apo nga gara.
Ndërsa, ish-kryeministri Avdullah Hoti ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të udhëhequr partinë.
“LDK nuk është parti që frikësohet nga anëtarësia e vet, as nga vota, as nga gara. Vendimet e saj i ka marrë gjithmonë në Kuvend, mes njerëzve të vet, hapur, me debat dhe pa frikë; dhe në fund, me shumicë. Edhe në kohë shumë më të vështira se kjo.















