Në vazhdën e reagimeve për situatën tensionuese në Veri të Mitrovicës, ka folur edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai e ka përkrahur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për siç ka thënë “shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës”, duke e potencuar se “reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran”.

Abdixhiku i ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, e cila sipas tij po e kryen detyrën ashtu siç duhet.

Abdixhiku ka theksuar nevojën e koordinimit të institucioneve të Kosovës me partnerët ndërkombëtarë. Në fund ai është shprehur se Kosovës i duhet stabilitet dhe siguri.

Ndërkaq, pas raportimeve të disa mediave se ka policë të Kosovës që janë lënduar nga shkrepja me armë zjarri, Policia e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar, se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Sipas Policisë së Kosoës, ka pasur gjuajtje me armë zjarri në drejtim të policisë, por lajmet për policë të lënduar sipas tyre nuk qëndrojnë.