Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdxhiku sot(e premte) do të ketë një ditë me plotë aktivitete.

Në ora 16:30 Abdixhiku do të takoj banorët e Rogovës së Hasit për të vazhduar me një tubim elektoral në Suharekë nga ora 18:00.

Në ora 19:30, kandidati i LDK-së për kryeministër do të takoj në Piranë të Prizrenit banorët e kësaj ane për të vazhduar me një takim tjetër nga ora 20:30 me banorët e Ortakollit në Prizren.

Nga ana tjetër, krejt këtyre aktiviteteve i paraprinë konferenca e rregullt për media e LDK-së në Selinë Qendrore të saj në Prishtinë me fillim nga ora 11:00

Në vijim agjenda e plotë:

Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku

E premte, 31 janar 2025

  • 16:30, Takim me banorët e Rogovës së Hasit

Vendi: Gjimnazi “Asllan Berisha”, Rogovë

  • 18:00, Tubim elektoral në Suharekë

Vendi: Palestra Sportive “13 Qershori”

  • 19:30, Takim me banorët e Piranës

Vendi: Restaurant “Fatoni”

  • 20:30, Takim me banorët e Ortakollit

Vendi: SHFMU “Avdyl Frashëri”, Prizren

Ndërsa në orën 11:00, mbahet konferenca e rregullt e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Selinë Qendrore të LDK-së.