Abdixhiku me tubim masiv në Gjakovë: Së shpejti do të rikthehet si Gjakova e Lidhjes Demokratike

Kreu LDK-së, Lumir Abdixhiku ka theksuar se Gjakova do të rikthehet si qendra e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar sot një tubim madhështor në Gjakovë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment historik për partinë dhe qytetin.

Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e Gjakovës në këtë fazë të re të LDK-së, duke e përshkruar si një qytet të cilit do t’i kthehet roli kyç në ndërtimin e të ardhmes politike të Kosovës.

“Edhe Gjakova qenka ngritur në këmbë! Qenka besatuar për një ndryshim të madh kombëtar! Dhe kjo kryengritje e juaja, përfundimisht na bind se ndryshimi që kemi premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim. Populli i Kosovës, nga Llapi në Anamoravë, nga Dukagjini në Anadrin, nga Fusha e Kosovës tek Bjeshkët e Rugovës, nga Karadaku tek Malet e Sharrit – po i ribashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës!

Ky rrugëtim i ri historik po formësohet dhe në Gjakovën tuaj, në Gjakovën time, në Gjakovën që së shpejti, do të rikthehet si Gjakova e Lidhjes Demokratike”, ka deklaruar ai gjatë fjalimit.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika