Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës si një vendim të paligjshëm dhe të padrejtë.

Ai e quajti këtë veprim një shkelje të rëndë dhe një “praktikë të mbrapshtë”, duke e kritikuar ashpër kryesuesin e seancës, Avni Dehari.

Abdixhiku ka theksuar se Dehari, i cili është nga Lëvizja Vetëvendosje, veproi padrejtësisht pasi, sipas tij, kishte pasur kuorum të mjaftueshëm për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.