Abdixhiku në Breg të Diellit në Prishtinë: 1.5 miliard investime për kryeqytetin tonë

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ditën e ka përmbyllur në një tubim në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Abdixhiku ka premtuar 1.5 miliard investime për kryeqytetin e Kosovës.

“Sonte foli lagjja ikonike e Kryeqytetit, ajo e Bregut të Diellit. Në shkollën ‘Ismail Qemali’ na pritën – si rrallë herë më parë – qindra qytetarë e banorë të kësaj lagje. Vendi ishte i vogël, prandaj do të shihemi së shpejti me gjithë Degën në një ngjarje të madhe”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku ka thënë se në këtë tubim kishte festë e plot energji.

“Dhe këtu u shpalosa 1.5 miliard investimet për qytetin tim, qytetin e tyre, Kryeqytetin tonë! E kam ditur gjithnjë se Prishtina nuk na le vet. S’më le vet! Prishtina e kaltërt po flet! 124 është numri ynë! Faleminderit Bregu i Diellit! Bravo Alban, Sokol, Ema e Doruntina”, ka shkruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika