Abdixhiku: Në emrin e propozuar mund të jetë edhe Vjosa Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në konferencë për media pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, tha se Vjosa Osmani mund të jetë emër i propozuar për kandidat për president.

“E dyta, me sa kuptuam, Kurti po i kërkon 90 vota, pra jo vetëm LDK-në, por 90 vota si tip i parë, që i bie që ai kërkon bashkëpunim edhe me PDK-në. Vitin e kaluar kur kisha propozuar qeverinë e unitetit, ju kujtohet se si më thonin ‘se pa PDK-në s’po mundesh’. Duket se këtë herë ai s’po mundet pa PDK-në. Nëse ka dashur vetëm me LDK-në, ne kemi qenë në diskutime, kemi pasur diskutime të gjata për marrëveshje politike midis dy subjekteve tona. Në qoftë se do vetëm me PDK-në, le t’i lidhin ata, le t’i bëjnë ato 75 vota; në qoftë se mbetet te 15 votat e LDK-së, ulemi dhe flasim”.

Abdixhiku, mes tjerash, u shpreh se LDK-ja s’ka nevojë të propozojë tre emra, por vetëm një e ky emër mund të jetë edhe Vjosa Osmani.

Por, në qoftë se ka dashur marrëveshje politike me LDK-në dhe do marrëveshje politike me LDK-në, atëherë LDK mund të propozojë emra. Ne s’kemi nevojë të propozojmë tre, propozojmë një. Mund të jetë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregojë ai 66 votat për këtë emër. Mund të jetë, por njëherë duhet të vendoset ajo marrëveshje politike mes nesh. Apo do 90 vota? 90 vota menjëherë nuk i ka. Meqë nuk i ka 90 vota menjëherë, atëherë kjo po më duket manovër politike, por le të merret kjo me PDK-në, le ta tregojnë, e më pas ne përgjigjemi bashkë me 15 votat tona. Propozimi im ka qenë gjithmonë marrëveshja politike, por marrëveshje politike ku ta kemi presidentin në vendosje. Pra jo tre emra, por e japim një”, tha Abdixhiku.

Se a pritet të zhvillohet ndonjë takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me Abdixhikun, ky i fundit tha se do të pranonte mirëpo sërish konsiderohet çështje e mbyllur.

“Mundemi me thënë që në qoftë se duhet të pritet në momentin e fundit me provu, mos me thanë që “shikoni se po dojnë me bë bllokada”… pra me bë lojë politike, fajesuese, se tani jemi në fushatë, të rregullt, në fushatë gjithçka bëhet. Por për mu është e mbyllur sepse s’keni pasë marrëveshje. Kanë insistu që kandidati të jetë i Vetëvendosjes. Tani po flet për persona publikë, jo për marrëveshje klasike politike”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika