Abdixhiku në Krushë të Madhe, premton mbështetje për bujqit dhe sigurime bujqësore

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar mbështetje dhe sigurime bujqësore për bujqit e Krushës së Madhe.

Abdixhiku në tubimin elektoral me krushjanët ka thënë se sigurimet bujqësore do të bëhen në vitin e parë të qeverisjes së tij, ndërsa pati edhe një porosi për partinë në pushtet.

“… u themi nga Krusha e Madhe se paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent, sepse ata që prekin bukën e Kosovës, ata që prekin familjet punëtore, do të dënohen edhe para vendit edhe para Zotit. Bujqit tanë, megjithatë kanë nevojë për mbështetje. Kanë nevojë për dyfishim të subvencioneve e jo pakësim të tyre, kanë nevojë për sigurime bujqësore që të mbroheni nga fatkeqësisht natyrore dhe ju garantoj që brenda vitit të parë të qeverisjes sonë, sigurimet bujqësore do të jenë për të gjithë Republikën e Kosovës”, është shprehur Abdixhiku.

Kreu i LDK-së foli edhe për programin e tij qeverisës për gjithë qytetarët, teksa tha se në javën e parë do të marrë vendim që t’i rrisë pagat për të gjithë shërbyesit civil.

“Në programin tonë politik, parashohim mirëqenie për qytetarët tanë, parashohim se për të gjithë rritjen e madhe të çmimeve që kanë ndodhur për katër vite, Qeveria jonë të krijojë jo vetëm investime por të krijojë edhe paga të larta për çdo familje. Prandaj, pa humbur kohë që në javën e parë, të gjithë shërbyesve të shtetit do t’i rritet paga me koeficient 150, brenda javës së parë dhe ky është zotimi ynë publik”, ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika