Abdixhiku në Parlamentin Evropian: E ardhmja jonë është Evropa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka nisur vizitën e tij dyditore në Parlamentin Evropian

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka nisur vizitën e tij dyditore në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku thotë se vizitën e ka nisur me pjesëmarrje në ndezjen e qirinjve dhe të dritave të Krishtlindjes, organizuar nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Atë e falënderova për mbështetjen që kjo shtëpi evropiane e demokracisë i ka dhënë në të gjitha etapat historike Republikës së Kosovës. Njëkohësisht i shpreha nevojën që në këtë periudhë të zhvillimeve përcaktuese në kontinent, ky institucion të ketë Kosovën dhe popullin e Kosovës në qendër të zhvillimeve në Ballkan”, shkroi Abdixhiku.

Në këtë vizitë, kreu i LDK-së ishte pjesëmarrës dhe në punimet e grupit të eurodeputetëve të EPP-së.

“Aty takova dhe Kryetarin e EPP-së, z. Manfred Weber; të cilin e njoftova për organizmin tonë të brendshëm partiak dhe Konventën e madhe programore ‘Rruga e Re’. EPP do të mbështesë LDK-në me të gjitha potencialet e saj”.

Në fund të ditës së parë, nën organizimin e eurodeputetit Lukas Mandl, ishte pjesëmarrës në debatin e organizuar në trevjetorin e njohjes reciproke Kosovë-Izrael.

“Në panel, prezantova pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi sigurinë tonë kombëtare, të drejtën e mbrojtjes dhe domosdoshmërinë e mbështetjes së aleatëve. E ardhmja jonë është Evropa”, tha tutje ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika