Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, të mërkurën e 21 shtatorit ka pritur në takim profesorin e shquar, njëherësh Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbian, David Phillips.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet politike në vend, ku një theks i veçantë është dhënë te procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe të Serbisë.
Me këtë rast, Abdixhiku ritheksoi qëndrimin e LDK-së, që dialogu final duhet të përfundojë sa më parë me njohje reciproke, duke u ruajtur integriteti dhe sovraniteti territorial, si dhe duke u respektuar Kushtetuta e vendit tonë.
Kryetari Abdixhiku e vlerësoi lart kontributin e David Phillips, të cilin e quajti mik të madh të Kosovës.