Abdixhiku në Vjenë: Kërkova mbështetje për mikun e Kosovës, Mandl
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njoftuar se ka mbajtur një tubim me bashkëatdhetarët në Vjenë, ku edhe ka kërkuar mbështetje për eurodeputetin, Lukas Mandl. Eurodeputetin, Abdixhiku e ka cilësuar si mik të mirë të Kosovës. “Lukas Mandl i ka qëndruar pranë Kosovës në kohë sfidash dhe festash. Ai ka punuar pa u […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njoftuar se ka mbajtur një tubim me bashkëatdhetarët në Vjenë, ku edhe ka kërkuar mbështetje për eurodeputetin, Lukas Mandl.
Eurodeputetin, Abdixhiku e ka cilësuar si mik të mirë të Kosovës.
“Lukas Mandl i ka qëndruar pranë Kosovës në kohë sfidash dhe festash. Ai ka punuar pa u lodhur për të promovuar integrimin tonë evropian, ka argumentuar me pasion për njohjen e sovranitetit tonë dhe ka mbështetur iniciativat që na sjellin më pranë anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Kam parë nga afër angazhimin e tij të palodhshëm dhe të pakomproimis për liberalizmin e vizave, për vendosjen e Kosovës në hartën evropiane, për dhënien e perspektivës sonë në një Evropë vibrante e me përplot prioritete tjera. Vendi i Kosovës ka qenë gjithmonë aty, sepse Lukas Mandl ishte i tillë,” shkruan Abdixhiku.
Kështu duke e quajtur eurodeputetin, insistues, të përkushtuar, e të dedikuar dhe pa kompromis kur bëhej fjalë për Kosovën.
“Dhe duke parë një angazhim të tillë, duke e parë nga afër një personalitet që mes angazhimeve të shumta politike që ka, gjenë vend, motiv dhe përkushtim edhe për Kosovën tonë me miq pak, unë dhe bashkëpunëtorët e Lidhjes e kishim të pamundur të qëndronim indiferent në betejën që ai sot ka. Betejen e rizgjedhjes së tij në Parlamentin Evropian,” shkruan .
E për tubimin në Vjenë Abdixhiku thotë se arsye e tubimit në këtë vend është se, ky është një qytet që simbolizon një histori të pasur dhe një të tashme të gjallë, një qytet ku janë ushqyer shumë nga shpresat dhe ëndrrat tona kosovare.
“Dhe nga këtu, të ju ftoj për angazhim monumental për Lukas Mandl. Sepse, sërish, shtëpia nuk mbahet pa miq.”















