Abdixhiku nga e mërkura nis takimet për “dalje nga kriza”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se nga e mërkura do të organizojë katër takimet e para me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë e ish diplomatë e biznese nga sektori privat në vend për të diskutuar propozimet për "dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese"

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se javën e kaluar ka shpalosur idenë e nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës, “përballë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj – dhe së këndejmi, rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vetë shtetësisë sonë”.

Ai ka thënë se ka ftuar për angazhim të përbashkët të shoqërisë, atyre që besojnë në Republikën e Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik, në artikulimin e qartë të kësaj rruge.

Tutje, ai ka theksuar se ka ftuar në angazhim mbipartiak e përtejpartiak, si thirrje e fundit ndaj zhvillimeve të kohës.

“Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vetiniciativës. Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë të dhënë nga vetë akterët për këtë qëllim. Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur. Dhe ky është momenti i duhur”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se nga e mërkura do të organizojë katër takimet e para me opinionistë e gazetarë, organizata të shoqërisë civile, profesorë universitarë e ish-diplomatë, dhe biznese nga sektori privat në vend.

“Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euroatlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vetë pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror”, ka vijuar Abdixhiku.

Sipas tij, “Kosova mundet më mirë. Kosova meriton më shumë”.

Ndryshe, tensionet në veri nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika