Abdixhiku nga Fushë Kosova: 7 qershori do të jetë festë e madhe për ne

Kandidati për kryeministër të Kosovës, njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar komunën e Fushë Kosovës si bastion të kësaj partie.

Ai tha se LDK ka punuar shumë vite dhe e ka shndërruar Fushë Kosovën nga një para lagje e kryeqytetit në qytet të zhvilluar.

“Fushë Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Jemi krenarë për atë që përfaqësoni, ne jemi krenarë për punën e madhe që e kemi bërë çerek-shekulli në Fushë Kosovë, është punë e madhe e ndryshimit të kësaj komune që ishte dikur një para lagje e kryqytetit e sot është një qytet më i zhvilluari në Republikën e Kosovës, me potencial të jashtëzakonshëm, me familje të ndershme e punëtore, me një strukturë të re demografike, po që e përfaqëson më së miri jetesën e popullit të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai tha se LDK pritet të fitojë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

“E kemi të qartë frymën që po ndizet ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe në këtë frymë duhet të jemi krenar LDK po vjen, 7 qershori do të jetë festë e madhe për ne. Dhe në këtë 7 qershor LDK vjen me një ekipë të shkëlqyeshëm, me 110 kandidatët më të mirë të Lidhjes sonë, Lidhjes Demokratike. Së bashku me këtë ekip vijmë me një program ambicioz, një program që edhe e ndihmon familjen, por edhe e ndihmon Republikën e Kosovës, me investime ekonomike të papara tash e 26 vite, ashtu edhe siç iu ka hije këtij populli të mirë, ashtu siç i ka hije Kosovës, ashtu siç do t’i ketë hijë Fushë Kosovës”, tha Abdixhiku./EO

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika