Abdixhiku nga Gurrakoci: Jemi shumë, po bëhemi më shumë

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar fotografi nga salla e mbushur me mbështetës në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Abdixhiku thotë se LDK dhe populli i Kosovës tashmë janë një.

Ai shton se LDK është shpresa e parë dhe e fundit të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Gurrakoc!

Jo tubim qendror në Istog, por tubim i fshatit Gurrakoc!

Mbrëmë në Lug të Baranit, sonte këtu! Krejt është e qartë! ​LDK dhe populli i Kosovës tashmë janë një!

Jemi shumë! Po bëhemi më shumë!

Sepse, le ta themi qartë, e le ta themi thjeshtë, kur gjërat shkojnë keq, kur gjërat shkojnë mbrapshtë, kur eksperimentet përfundojnë, e kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë

dhe një adresë të vetme, kanë një drejtim dhe një drejtim të vetëm, kanë një shtëpi dhe një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës– shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës.

Këtë LDK, që e kërkojnë tash e sa kohë, tashmë e kanë.

Këtë LDK, që kërkon, përbashkon, që ngritet mbi çdo sfidë, tashmë e kanë.

Të lumtë Ilir për punën e madhe në rikthimin e madh!

Kandidatë, Shkëmb, Serbeze, Besim e Lisa, ju priftë e mbara!

#LDK12

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika