Abdixhiku: Nga përplasja me grupet kriminale në veri, Qeveria po përfundon në përplasje me vetë Perëndimin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen ndaj veriut të Kosovës dhe e ka akuzuar se po i rrezikon raportet me aleatët ndërkombëtarë. Abdixhiku ka shprehur shqetësim për përplasjet e Qeverisë së Kosovës me Perëndimin dhe ka thirrur për koordinim me aleatët ndërkombëtarë

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Zhgënjyese dhe të rrezikshme e ka cilësuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me veriun e Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Fillimisht, ai i ka dënuar sulmet e protestuesve serbë ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.

Ai e ka akuzuar Kurtin se për shkak të mungesës së koordinimit me aleatët ndërkombëtarë po i rrezikon raportet me ta.

Sipas tij, qasja e kryeministrit e ka përplasur Kosovën me Perëndimin, duke rënë kështu në grackën e Serbisë.

Abdixhiku është shprehur se asnjëherë më parë Kosova nuk është gjendur në këtë pozitë që është tani.

“Nga përplasja me grupet kriminale në veri, Qeveria e Kosovës po përfundon në përplasje me vetë Perëndimin, duke rënë kështu në grackën e Serbisë. Reagimet e shteteve mike kundër institucioneve të Kosovës, reagimet e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, BE-së e vetë NATO-s, dëshmojnë pozicionin e rëndë diplomatik e strategjik në të cilin gjendet Kosova. Në një pozicion të tillë Kosova nuk është gjendur asnjëherë më parë”, ka thënë ai.

Abdixhiku i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë, teksa ka shtuar se “LDK-ja nuk do të lejojë për asnjë çmim, asnjë politikan e asnjë Qeveri, t’i rrezikojë themelet e shtetësisë”

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika