Abdixhiku: Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota, nuk duhet të jetë fare në atë pozitë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku Pas regjistrimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, në një prononcim para mediave ka thënë se e njohin të drejtën e plotë të partisë së parë që të provojë të bëj shumicën. Abdixhiku tha se nëse nuk e bën partia e parë Qeverinë, atëherë janë afatet Kushtetuese që partitë tjera […]
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku Pas regjistrimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, në një prononcim para mediave ka thënë se e njohin të drejtën e plotë të partisë së parë që të provojë të bëj shumicën.
Abdixhiku tha se nëse nuk e bën partia e parë Qeverinë, atëherë janë afatet Kushtetuese që partitë tjera të dëshmojnë para presidencës se mund ta bëjnë shumicën për formimin e Qeverisë së re.
“E njohim të drejtën e plotë të partisë së parë që të provojë të bëj shumicën, nëse nuk e bën pas 15 ditëve Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë i jep të drejtën secilës parti që dëshmon para presidencës që mund të bëj shumicën, ta bëj një gjë të tillë. Nuk kemi mbërri në atë pikë. Do të jem po aq transparentë para jush edhe për këtë çështje kur të mbërrijmë atje”, tha ai.
Kreu i LDK-së tutje ka thënë se nëse një kryetar i Kuvendi nuk i ka 61 vota, atëherë nuk duhet të jetë fare në atë pozitë.
“Një kryetar i Kuvendit që nuk i ka 61 vota për vete nuk duhet të jetë kryetar fare. Pra minimalisht duhet t’i ketë 61 vota. Qëndrimet e LDK-së i keni dëgjuar tashmë janë të njëjta si para fushatës, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Proceduralisht besoj e dini që më 15 prill do të bëhet betimi, më pas bëhet propozimi i kryetarit të Kuvendit, konstituohet Kuvendi pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit”, ka thënë Abdixhiku.















